Irani/ Suksesi në Venezuelë e ka dehur Donald Trumpin

Irani/ Suksesi në Venezuelë e ka dehur Donald Trumpin

Duke premtuar se do t’i ndihmojë protestuesit në Iran, Presidenti i SHBA-së Trump e ka vënë veten nën presion. Madje edhe anëtarë të partisë së tij po e paralajmërojnë. A do t’i dëgjojë ai ata? Në mes të natës, më 2 janar, në orën 2:58 të mëngjesit sipas kohës së Uashingtonit, Presidenti i SHBA-së Donald Trump e vuri veten në një pozicion të vështirë. Nëse vriten protestues paqësorë, shkroi Trump në platformën e tij TruthSocial, SHBA-të do t’u vijnë në ndihmë iranianëve: “Ne jemi gati”. Tani, pasi disa qindra protestues janë vrarë tashmë, Lindsey Graham i ka bërë të qarta qëllimet e tij në rrjetin amerikan Fox. Ky senator republikan është një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit – dhe ai ia ktheu sytë nga udhëheqësi...