“Irani s’mund të ketë armë bërthamore”, Trump: Nuk jam i lumtur me ta, por…
Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu pakënaqësinë e tij në komunikimet me delegacionin iranian në negociatat bërthamore. Duke folur me gazetarët para udhëtimit të tij në Teksas, ai theksoi, se do të ketë “më shumë bisedime të premten” dhe se ai ende dëshiron të arrijë një marrëveshje. “Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Nuk jam i kënaqur me to, por priten bisedime të mëtejshme të premten. Dua të bëj një marrëveshje me ta”, u shpreh presidenti. Vërehet se bisedimet mbi programin bërthamor të Teheranit vazhduan këtë javë, mes përforcimeve masive ushtarake amerikane në rajon. Trump tha se nuk dëshiron të përdorë forcë ushtarake ndaj Iranit, por se ndonjëherë është e nevojshme. Omani, i cili po ndërmjetëson bisedimet, dërgoi sot ministrin e tij të jashtëm në...
Burimi:
top-channel.tv