“Irani na dha një dhuratë të madhe përmes Hormuzit”, Trump: Lufta është fituar, ata duan me dëshpërim një marrëveshje!
Presidenti amerikan Donald Trump foli nga Shtëpia e Bardhë me tone optimiste për luftën në Iran. “E dini, nuk më pëlqen ta them këtë, por ne fituam. Lufta u fitua. Kushdo që thotë të kundërtën është thjesht lajm i rremë”, tha Presidenti Trump. Iranianët me të cilët Shtetet e Bashkuara po negociojnë “i kanë dhënë një dhuratë të madhe nafte dhe gazi” administratës amerikane, shpjegoi Trump. “Kemi të bëjmë me një grup njerëzish që, sipas mendimit tim, e kanë provuar veten të denjë dhe dhurata që na dhanë ishte shumë domethënëse dhe ata premtuan ta bënin, dhe e bënë, dhe janë të vetmit që mund ta kishin bërë”, tha Trump, duke shpjeguar se dhurata ishte e lidhur me Ngushticën e Hormuzit. Trump shtoi se “ne kemi...
Burimi:
vizionplus.tv