Irani mund të mos luajë në Botërorin amerikan, Trump: Nuk më intereson aspak
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se “nuk i intereson” nëse Irani merr pjesë në Kupën e Botës 2026 këtë verë. Komentet e Trump vijnë pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, ndërsa Irani është kundërpërgjigjur duke ndërmarrë sulme ndaj shteteve aleate të SHBA-së në Gjirin Persik, në një konflikt që po përshkallëzohet. SHBA është bashkë-organizatore e Kupës së Botës, e cila zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën. “Nuk më intereson aspak”, i tha Trump Politico-s lidhur me pjesëmarrjen e Iranit në turne. “Mendoj se Irani është një vend i mundur. Ata mezi po mbijetojnë”. Irani është kualifikuar për Kupën e Botës për herë të katërt radhazi dhe është planifikuar ta nisë rrugëtimin kundër Zelandës...
Burimi:
opinion.al