Irani, Libani dhe Bregu Perëndimorë/ Izraeli bën gati ushtrinë për tre fronte të reja lufte

Irani, Libani dhe Bregu Perëndimorë/ Izraeli bën gati ushtrinë për tre fronte të reja lufte

Izraeli po përgatitet për mundësinë e një përshkallëzimi të gjerë ushtarak në tre fronte njëkohësisht: Iranin, Libanin dhe Bregun Perëndimor, raportoi Channel 12 në Izrael, duke cituar burime nga siguria dhe qeveria. Sipas raportimit, ushtria izraelite po përshpejton përgatitjet për një skenar konflikti të papritur, veçanërisht në raport me Iranin, në një moment kur ky i fundit po përballet me protesta të mëdha antiqeveritare në disa qytete të vendit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ndodhet ende në Shtetet e Bashkuara, ka zhvilluar diskutime lidhur me mundësinë e sulmeve të reja ndaj Iranit. Megjithatë, zyra e tij ka refuzuar të komentojë publikisht zhvillimet e fundit në Iran, nga frika se deklarata të tilla mund të shtyjnë Teheranin të ndërmarrë veprime kundër Izraelit për të zhvendosur...