Irani kërcënon me jetë Trump: Ki kujdes që të mos eliminohesh!

Irani kërcënon me jetë Trump: Ki kujdes që të mos eliminohesh!

Irani e ka paralajmëruar Donald Trumpin të jetë i kujdesshëm që të mos eliminohet, pasi Presidenti i SHBA-së tha se nuk besonte që Udhëheqësi i ri Suprem i regjimit, mund të "jetojë në paqe".   Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, e paralajmëroi Presidentin e SHBA-së Donald Trump për eliminimin e tij të mundshëm, duke theksuar se kombi i fortë iranian nuk ka frikë nga kërcënimet boshe. Në një postim në llogarinë e tij X të martën, Larijani iu kundërpërgjigj Donald Trump për kërcënimin e tij ndaj Iranit. Ai e bëri të qartë se kombi i guximshëm i Iranit, i frymëzuar nga mësimet e Ashures, nuk ka frikë nga kërcënimet boshe të presidentit amerikan. “Edhe ata më të mëdhenj se ju nuk kanë...