Irani emëron djalin e Khameneit si udhëheqës të ri suprem
-Botuar në radion “Europa e Lirë”- Udhëheqësit e republikës islamike të Iranit kanë emëruar Mojtaba Khamenein për ta zëvendësuar babanë e tij, Ajatollah Ali Khamenein, si udhëheqës suprem të Iranit. Zgjedhja e tij nga Asambleja e Ekspertëve e Iranit, pas vrasjes së Khameneit në një sulm amerikano-izraelit, shënon herën e parë që djali i një udhëheqësi suprem pason babanë e tij në Republikën Islamike. Mojtaba Khamenei është shfaqur rrallë herë në publik dhe kurrë nuk i është drejtuar një audience përtej klasave të seminareve fetare. Megjithatë, ai shihet gjerësisht si një figurë e errët që vepron prapa skenave dhe që ka ndikim mbi ata që janë më pranë zyrës së udhëheqësit suprem dhe institucioneve të sigurisë së Iranit. Por, kush është Mojtaba Khamenei dhe si...
Burimi:
kohajone.com