Iran, regjimi i paprekur nga vdekja e Khameneit? BBC: Pasardhësin e zgjedhin besnikët
Me vdekjen e Ali Khameneit, sipas kushtetutës së Iranit, zgjedhja e një udhëheqësi të ri suprem i takon Asamblesë së Ekspertëve – një organ klerikal prej 88 anëtarësh i zgjedhur me votë popullore me mandate tetëvjeçare. Megjithatë, sipas BBC, procesi zgjedhor përfshin një kufizim kyç: Të gjithë kandidatët për Asamblenë verifikohen dhe miratohen nga Këshilli i Mbrojtjes. Ky i fundit, nje organizem prej 12 anëtarësh është i ndërthurur thellësisht me strukturën udhëheqëse te vendit: gjashtë anëtarë jane te emëruar drejtpërdrejt nga udhëheqësi suprem dhe gjashtë të nominuar nga gjyqësori dhe të miratuar nga parlamenti, ku kreu i gjyqësorit është emëruar gjithashtu nga lideri suprem. Vetë Khamenei kishte pasur ndikim të konsiderueshëm mbi institucionin e ngarkuar me zgjedhjen e pasardhësit të tij. Regjimi ka lëvizur shpejt...
Burimi:
top-channel.tv