Iran, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit

Iran, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit

Ai ecën duke parë drejt tokës, me maskën e bardhë të ulur poshtë mjekrës, flokët e thinjura, syze optike dhe një xhaketë të çelët të konsumuar mbi këmishën e zezë. Me hapa të ngadaltë, bashkohet me kortezhin Mahmoud Ahmadinexhad, ish-presidenti iranian, emri i të cilit është përfshirë në një sërë historish, intrigash dhe teorish komploti gjatë luftës së Shteteve të Bashkuara kundër Iranit. Deri në atë pikë sa ai u përfol si personi mbi të cilin Uashingtoni dhe Tel Avivi mund të mbështeteshin për një ndryshim regjimi në Teheran. Në muajin maj, gazeta amerikane “New York Times” raportoi se ekzistonte një plan për ta nxjerrë Ahmadinexhadin nga izolimi i tij, duke e goditur me bomba vendin ku mbahej praktikisht nën arrest shtëpie, dhe për ta...