Infantino jo më kreu i FIFA-s? Trump habit me kërkesën e tij: Dua të bëhet sekretar i përgjithshëm i OKB-së
Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të jetë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Kështu raporton New York Post, duke cituar burime sipas të cilave Trump e konsideron Infantinon “një figurë të respektuar në nivel ndërkombëtar dhe me aftësi për të bashkuar njerëzit”. Sipas të njëjtave burime, Trump beson se Infantino “respektohet nga të gjithë në botë dhe ka një aftësi të veçantë për të bashkuar njerëzit”. Megjithatë, nuk dihet nëse kreu i FIFA-s është i interesuar për këtë post apo nëse çështja është diskutuar mes tyre. Sekretari i ri i përgjithshëm i OKB-së pritet të zgjidhet gjatë këtij viti për të pasuar Antonio Guterres, mandati i të cilit përfundon në fund të muajit dhjetor....
Burimi:
ntv.al