India rrit më shumë se dyfishi tarifat për importin e arit
India ka rritur më shumë se dyfishin tarifat e importit për arin dhe argjendin, në një përpjekje për të forcuar rupinë dhe për të zbutur ndikimin ekonomik të shkaktuar nga rritja e çmimeve të energjisë dhe lufta në Iran. Rritja e çmimeve të naftës po ushtron presion mbi monedhën indiane dhe rezervat valutore të huaja. Vendimi i qeverisë për të rritur taksën e importit për arin dhe argjendin nga 6% në 15% vjen vetëm pak ditë pasi kryeministri i Indisë, Narendra Modi, u kërkoi qytetarëve të ulin shpenzimet, sidomos për karburant, udhëtime jashtë vendit dhe ar, të cilat ndikojnë ndjeshëm në rritjen e deficitit tregtar të vendit. “Rritja e tarifës pritej pas deklaratës së kryeministrit”, tha Surendra Mehta, sekretar kombëtar i Shoqatës së Argjendarëve dhe...
Burimi:
vizionplus.tv