Ia siguroi mbidozën fatale të ketaminës, dënohet me mbi 3 vjet burg asistenti i aktorit Matthew Perry
Asistenti personal i aktorit të njohur të serialit “Friends”, Matthew Perry, është dënuar me 41 muaj burg federal, duke mbyllur një nga kapitujt më të rëndësishëm të çështjes që tronditi Hollywood-in pas vdekjes së aktorit në tetor 2023. Kenneth Iwamasa, 60 vjeç, pranoi fajësinë për komplot për shpërndarje ketamine që çoi në vdekjen e Perry-t. Sipas prokurorëve amerikanë, ai bashkëpunoi me dy mjekë për t’i siguruar aktorit mbi 50 mijë dollarë ketaminë vetëm në javët para vdekjes së tij, pavarësisht se nuk kishte asnjë trajnim mjekësor. Matthew Perry u gjet i pajetë në vaskën me ujë të nxehtë në shtëpinë e tij në Los Angeles. Autoritetet mjekësore konfirmuan se aktori humbi jetën nga efektet akute të ketaminës, ndërsa mbytja u rendit si faktor kontribuues. Në...
Burimi:
javanews.al