I trembet rënies së popullaritetit? Trump: Kompanitë në SHBA të ulin çmimet e karburanteve

I trembet rënies së popullaritetit? Trump: Kompanitë në SHBA të ulin çmimet e karburanteve

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga shitësit e karburanteve në Shtetet e Bashkuara që të ulin menjëherë çmimet e benzinës, duke paralajmëruar “probleme të mëdha”, nëse nuk respektohet kjo kërkesë. Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai ka thënë se shitësit duhet të ulin çmimet “menjëherë” dhe ka theksuar se nuk do të tolerohet rritja e padrejtë e çmimeve. Trump u ka bërë thirrje kompanive që çmimi i benzinës të jetë në nivele të ulëta, duke shtuar se ata duhet të reagojnë shpejt dhe të “bëjnë atë që është e drejtë për popullin amerikan”. Ai ka kritikuar gjithashtu shtetin e Kalifornisë, duke kërkuar uljen e taksave mbi karburantet, duke argumentuar se taksat janë rritur deri në pikën ku mund të jenë...