I pasur, por i pafuqishëm… Si i mban Putini miliarderët rusë në anën e tij gjatë luftës në Ukrainë

I pasur, por i pafuqishëm… Si i mban Putini miliarderët rusë në anën e tij gjatë luftës në Ukrainë

Gjatë luftës me Ukrainën, numri i miliarderëve në Rusi arriti nivele historike. Megjithatë, në 25 vitet që Vladimir Putin ka qenë në pushtet, të pasurit dhe të fuqishmit e Rusisë, të njohur si oligarkë, kanë humbur pothuajse të gjithë ndikimin e tyre politik. Të gjitha këto janë lajme të mira për presidentin rus, komenton BBC në një analizë. Sanksionet perëndimore nuk kanë arritur t’i shndërrojnë super të pasurit në kundërshtarë të tij, ndërsa politika e “karrotës dhe shkopit” i ka shndërruar ata në mbështetës të heshtur. Ish-bankieri miliarder Oleg Tinkov, një ditë pasi kritikoi luftën dhe e quajti atë “të çmendur” në një postim në Instagram, Kremlini kontaktoi drejtuesit e tij. Atyre iu tha se Tinkoff Bank, banka e dytë më e madhe e Rusisë...