I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Spanjë ka shkaktuar të paktën 327 viktima që nga 21 qershori, ndërsa vendi ka regjistruar disa nga temperaturat më të larta të muajit qershor në histori. Sipas agjencisë kombëtare meteorologjike spanjolle, vala e të nxehtit përfundoi të enjten, por pasojat e saj kanë qenë dramatike. Bazuar në të dhënat që datojnë që nga viti 1950, 23 qershori u regjistrua si dita më e nxehtë e qershorit e regjistruar ndonjëherë në vend. Temperaturat më ekstreme u shënuan në veri të Spanjës, ku Aeroporti i Bilbaos vendosi rekorde të reja si për temperaturat maksimale gjatë ditës, ashtu edhe për ato minimale gjatë natës. Që nga fillimi i sezonit të monitorimit të temperaturave të larta në mesin e muajit maj,...