“I kërkova personalisht Putinit të ndalonte bombardimet në Kiev për një javë”, Trump: Nuk është vetëm ftohtë, por…

“I kërkova personalisht Putinit të ndalonte bombardimet në Kiev për një javë”, Trump: Nuk është vetëm ftohtë, por…

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se ai “personalisht kërkoi” nga Presidenti rus Vladimir Putin që të ndalonte bombardimet mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev, për një javë, ndërsa Ukraina po përballet me temperatura të jashtëzakonshme të acarta. Në një takim të rregullt me kabinetin në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha: “Unë kërkova personalisht nga Presidenti Putin që të mos qëllonte mbi Kievin dhe qytetet dhe fshatrat për një javë gjatë këtij dimri të jashtëzakonshëm… Nuk është thjesht ftohtë, është një ftohtësi rekord që po ndodh atje.” Trump shtoi se Putin kishte pranuar kërkesën e tij dhe se Ukraina ishte “shumë e lumtur” për këtë. Ai përmendi se shumë njerëz i kishin thënë të mos humbiste kohë me një telefonatë të tillë, por megjithatë ai e arriti...