I dyti që nga ndarja e Britanisë me BE-në, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftojnë datën e samitit
Samiti midis Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar do të mbahet më 22 korrik në Bruksel, njoftuan të martën Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Kryeministri britanik Keir Starmer. Ky do të jetë samiti i dytë midis dy palëve që nga Brexit, pas atij të organizuar në Londër në maj 2025. Britania u largua zyrtarisht nga BE në vitin 2020, katër vjet pas një referendumi që ndau vendin. “Bashkëpunimi i ngushtë midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar është thelbësor për sigurinë, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin tonë të përbashkët evropian”, shkroi Antonio Costa në Platformën X pasi u takua me Starmer në samitin të G7 në Evian. “Ne po punojmë ngushtë për ta bërë këtë samit një sukses”, shtoi ai. “Qeveria Laburiste po përmbush premtimin e...
Burimi:
javanews.al