I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, policia norvegjeze bastis shtëpitë dhe pronat e ish-zyrtarit të lartë të KiE

I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, policia norvegjeze bastis shtëpitë dhe pronat e ish-zyrtarit të lartë të KiE

Policia norvegjeze kontrolloi shtëpitë e ish-kryeministrit Thorbjorn Jagland sot, thanë avokati i tij dhe policia, si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm mbi lidhjet e tij dhe pedofilin Jeffrey Epstein. Imazhet e qarkulluara nga të përditshmet norvegjeze VG, Dagbladet, Dagens Naeringsliv dhe Aftenposten treguan hetues duke mbajtur kuti kartoni në rezidencën e Jagland në Oslo. Bastisja nga njësia e krimit të anti-korrupsionit e Norvegjisë, Okokrim erdhi një ditë pasi Këshilli i Evropës, mbikëqyrësi kryesor i të drejtave të njeriut në kontinent, të cilin Jagland e drejtoi nga viti 2009 deri në vitin 2019, i hoqi imunitetin diplomatik. “Okokrim aktualisht po kryen kontrolle në rezidencën dhe pronat e Thorbjorn Jagland. Kjo pritej dhe është një pjesë standarde e një hetimi të kësaj natyre”, tha avokati i...