I doli emri në dosjen Epstein, Miroslav Lajçak jep dorëheqjen si këshilltar i kryeministrit sllovak

I doli emri në dosjen Epstein, Miroslav Lajçak jep dorëheqjen si këshilltar i kryeministrit sllovak

Ish-Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, njoftoi se, pas publikimit të komunikimeve të tij me të dënuarin për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, jep dorëheqjen nga posti si këshilltar i kryeministrit sllovak Robert Fico, raportojnë mediat sllovake. Lajçak tha se dënon krimet e kryera nga Epstein, duke shtuar se nëse do ta kishte ditur në të kaluarën seriozitetin dhe shkallën e plotë të veprimeve të Epstein, nuk do të kishte pasur komunikim. “Fjalët dhe veprimet janë dy gjëra të ndryshme. Megjithatë, nga perspektiva e sotme, ne i vlerësojmë veprimet individuale ndryshe, dhe madje edhe një bisedë normalisht e parëndësishme vihet në një kontekst tjetër”, tha Lajçak. Lidhur me komunikimin e zbuluar me Epstein, ai tha se ishte e qartë se ai ishte informal dhe i lehtë,...