I bëri thirrje Europës të rinovojë besimin dhe angazhimin ndaj NATO-s, Merz: Rendi botëror po shpërbëhet

I bëri thirrje Europës të rinovojë besimin dhe angazhimin ndaj NATO-s, Merz: Rendi botëror po shpërbëhet

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka paralajmëruar se rendi botëror po “shpërbëhet me një ritëm marramendës”, duke i bërë thirrje Europës të rinovojë besimin dhe angazhimin ndaj NATO-s. Deklaratat ai i bëri gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror, në një moment tensionesh të forta transatlantike pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për Groenlandën. “Ne nuk duhet të heqim dorë nga NATO. Duhet të riparojmë besimin mbi të cilin është ndërtuar aleanca”, tha Merz, duke theksuar se Europa mbetet një aset kyç strategjik për Shtetet e Bashkuara. Kancelari rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për Danimarkën dhe Groenlandën, pas kërkesave të Trump për marrjen nën kontroll të ishullit arktik. “Ne do të mbrojmë Danimarkën, Groenlandën dhe Veriun nga kërcënimi rus, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin...