Hyn në fuqi bllokada amerikane në Hormuz, cisterna kineze sfidon ultimatumin e Trump
Bllokada amerikane mbi portet iraniane hyri zyrtarisht në fuqi, e shoqëruar me paralajmërimin e prerë të Presidentit Trump për “eliminim të menjëhershëm” të çdo mjeti lundrues që tenton të sfidojë rrethimin, ndërsa Teherani deklaron se nuk do të dorëzohet para kërcënimeve. Raportohet se një cisternë kineze kaloi nëpër Ngushticën e Hormuzit pavarësisht bllokadës amerikane, treguan të dhënat e transportit detar. Për këtë arsye, cisterna dhe pronari i saj Shanghai Xuanrun Shipping Co Ltd u sanksionuan nga Shtetet e Bashkuara për marrëdhëniet me Iranin. Ndërsa JD Vance akuzon Iranin për “terrorizëm ekonomik” në Ngushticën e Hormuzit, autoritetet detare ndërkombëtare paralajmërojnë anijet tregtare për prani të shtuar ushtarake. Paralelisht, Papa Leoni ka refuzuar të përfshihet në debate me Trump pas kritikave të fundit të këtij të fundit...
Burimi:
javanews.al