Hungaria zbut qëndrimin ndaj Ukrainës, hapet rruga për negociatat e anëtarësimit në BE
Hungaria duket se po shkon drejt heqjes dorë nga kundërshtimi i saj afatgjatë ndaj procesit të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, një zhvillim që mund t’i hapë rrugën nisjes së negociatave zyrtare për pranimin e Ukrainës dhe Moldavisë në bllok. Sipas raportimeve të Politico, që citon katër diplomatë evropianë, Budapesti ka sinjalizuar se nuk do të bllokojë hapjen e raundit të parë të negociatave, i cili pritet të zhvillohet në kuadër të një konference ndërqeveritare në Luksemburg më 15 qershor. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së pritet të finalizojnë deri në fund të kësaj jave qëndrimin e tyre për hapjen e grupit të parë të kapitujve negociues me Ukrainën dhe Moldavinë. Ky hap do të ndërmerret pasi Kievi të paraqesë planet për reformat e...
Burimi:
javanews.al