Humbje të rënda për Laburistët në Britani në zgjedhjet lokale, Starmer: Nuk do të tërhiqem

Humbje të rënda për Laburistët në Britani në zgjedhjet lokale, Starmer: Nuk do të tërhiqem

Kryeministri britanik Keir Starmer është zotuar se do të vazhdojë betejën për të sjellë “ndryshim” në Britani, pasi Partia Laburiste pësoi humbje të konsiderueshme në zgjedhjet lokale. Vetëm pak më pak se dy vite pasi fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare, Starmer u përball me një reagim të fortë nga votuesit, të cilët ndëshkuan qeverinë laburiste në disa prej bastioneve tradicionale të partisë në ish-zonat industriale të Anglisë qendrore dhe veriore. Fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve rezultoi partia populiste Reform UK, e udhëhequr nga Nigel Farage. Formacioni politik arriti të sigurojë më shumë se 350 vende në këshillat vendorë në Angli dhe pritet të forcojë ndjeshëm rolin e opozitës edhe në Skoci dhe Uells. Rezultatet e para tregojnë një fragmentarizim të sistemit tradicional dypartiak britanik,...