Burimi:
javanews.al

Foto © javanews.al
Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe
Ministri i Mbrojtjes holandez, Ruben Brekelmans ka bërë të ditur se forcat holandeze nuk do të marrin më pjesë në operacionet në det të hapur të “Operation Southern Spear”, për shkak të metodave të ashpra amerikane që kanë shkaktuar mbi 100 të vdekur në sulme ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge. Sipas tij, Holanda do të vazhdojë luftën kundër drogës vetëm brenda ujërave territoriale të ishujve të saj në Karaibe (Aruba, Curaçao, Bonaire), ndërsa theksoi se “ne bashkëpunojmë prej vitesh me amerikanët, por në një mënyrë tjetër: arrestojmë dhe ndjekim penalisht, jo duke qëlluar anijet”. Ky vendim vjen në sfondin e tensioneve të larta pas kapjes së presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga forcat amerikane më 3 janar. Presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e...






