Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

Rusia mund të nisë një fushatë “të kufizuar” ushtarake kundër një shteti të NATO-s vetëm një vit pasi të ketë përfunduar lufta në Ukrainë, paralajmëroi Ministria e Mbrojtjes e Holandës më 29 qershor. Në dokumentin e saj vjetor për strategjinë e politikave të mbrojtjes, ministria tha se Evropa është në një “zonë gri” mes luftës dhe paqes, duke u zotuar se do të rrisë investimet në mbrojtje të Holandës, duke përmendur veçmas dronët. “Shërbimet holandeze të inteligjencës vlerësojnë se Rusia po përgatitet për një konfrontim afatgjatë me Evropën”, u tha në raportin e Ministrisë holandeze të Mbrojtjes. Në skenarin më të keq, një luftë e kufizuar kundër anëtarëve të NATO-s ka mundësi të ndodhë brenda një viti pasi lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundojë”, thanë...