Hezbollahu paraqet 5 kushte për paqe pas armëpushimit me Izraelin
Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Qassem, ka renditur pesë hapa që sipas tij duhet të pasojnë armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit. Në një deklaratë të shpërndarë nga mediat lokale, ai theksoi se marrëveshja e paqes duhet të përfshijë: ndërprerje të përhershme të agresionit në të gjithë territorin libanez nga ajri, toka dhe deti; tërheqjen e forcave izraelite deri në kufijtë e njohur; lirimin e të burgosurve; kthimin e banorëve në fshatrat dhe qytetet e tyre pranë kufirit; si dhe rindërtimin me mbështetje arabe dhe ndërkombëtare, duke ruajtur përgjegjësinë kombëtare. Qassem e cilësoi dokumentin e marrëveshjes së armëpushimit të shpërndarë nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së si “pa rëndësi praktike” dhe një “fyerje për Libanin”. Ai shtoi se Hezbollahu është i hapur për bashkëpunim në...
Burimi:
javanews.al