Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së, punuan me prokurorin që akuzoi dhe Thaçin
Të paktën 10 punonjës të FBI-së, të përfshirë në hetimin e ish-Këshilltarit Special Jack Smith ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, janë shkarkuar nga puna sipas CBS News. Largimi i tyre vjen pasi Reuters raportoi se Byroja Federale e Hetimit kishte kërkuar të dhëna mbi thirrjet telefonike të bëra nga drejtori aktual i saj, Kash Patel, dhe Shefja e Stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, në kohën kur ata nuk i mbanin ende këto pozicione. Artikulli i Reuters citon Patelin të pohojë se FBI-ja kishte marrë fshehurazi të dhënat e tij telefonike “duke përdorur pretekste të dobëta dhe duke e groposur të gjithë procesin nëpër dosje të mbyllura, për të shmangur çdo mbikëqyrje”. Agjencia e njohur e lajmeve megjithatë thekson se nuk ka mundur t’i...
Burimi:
top-channel.tv