Hetimi italian mbi ‘snajperat-turistë’ të Sarajevës: Giuseppe Vegnaduzzo para prokurorëve
Nga Alba Kepi Sot në Gjykatën e Milano-s është zhvilluar një moment kyc në hetimin italian mbi “snajperat- turistë” të Sarajevës. Para prokurorëve italianë është marrë në pyetje Giuseppe Vegnaduzzo, 80 vjeç, ish-kamionist nga San Vito al Tagliamento (Pordenone), i dyshuar të ketë qenë një nga snajperistët që qëllonin mbi popullsinë civile gjatë rrethimit të qytetit midis 1992 dhe 1996. Vegnaduzzo ka deklaruar se është “plotësisht i pafajshëm ndaj akuzave”. Ai akuzohet për vrasje me dashje, të rënduar dhe të vazhdueshme, ndërkohë që dëshmitë që po hetohen e përfshijnë edhe pretendimet e një gruaje që thotë se e ka dëgjuar duke u mburrur publikisht për “gjuetinë e njerëzve”. Hetimi i autoriteteve italiane po përqendrohet jo vetëm tek Vegnaduzzo, por edhe tek të tjerë persona që...
Burimi:
syri.net