Heroi i sulmit terrorist në Bondy Beach merr 2.5 milionë dollarë donacione

Heroi i sulmit terrorist në Bondy Beach merr 2.5 milionë dollarë donacione

Ahmed al Ahmed, njeriu që u shpall hero në Australi pasi u përball i paarmatosur me autorët e sulmit terrorist në Bondi Beach, ka marrë mbi 2.5 milionë dollarë australianë donacione (rreth 1.65 milionë dollarë amerikanë). Shuma rekord u mblodh përmes një fushate online në GoFundMe, ku kontribuuan dhjetëra mijëra qytetarë australianë. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, më 14 dhjetor, kur dy persona të frymëzuar nga ideologjia e ISIS-it hapën zjarr mbi turmën e mbledhur për të festuar Hanukkah në plazhin e famshëm të Sydneyt. Ahmed, baba i dy fëmijëve dhe me besim mysliman, ndërhyri pa hezitim. Ai u fsheh fillimisht pas disa makinave të parkuara dhe më pas sulmoi nga mbrapa njërin prej atentatorëve, duke i rrëmbyer armën dhe duke e rrëzuar në...