Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Hënë ujku dhe shi meteorësh, 2026-ta nis me “spektakël qiellor”
Viti i ri 2026 hyn me një spektakël nga hapësira: Hëna e ujkut apo hëna e plotë e parë e vitit, do të ndriçojë qiellin këtë fundjavë, moment ky që pritet me entuziazëm nga vëzhguesit, edhe pse ai do ta vështirësojë pak shijimin e një shiu meteorësh, të llogaritet të ndodhë pothuajse në të njëjtën periudhe kohe. Lëmshi i argjendtë nisi të duket i madh në qiell natën e ndërrimit të viteve thotë CNN, ndërsa ndricimin maksimal llogaritet ta mbërrijë pas mesnatës së të shtunës. “Pak para 3 janarit dhe ditën pas saj, hëna do të duket e plotë,” thotë Noah Petro, kreu i Laboratorit të Planetarizmit, Gjeologjisë e Gjeofizikës në Qendrën e Fluturimeve Kozmike Goddard të Maryland në SHBA. Ndricimi i fortë i hënës...