Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Bashkimi Evropian ka hyrë në një fazë të lartë gatishmërie pas shfaqjes së rasteve të hantavirusit në bordin e anijes “Hondius”. Komisioni Evropian ka njoftuar koordinimin e një përgjigjeje të përbashkët urgjente, duke aktivizuar zyrtarisht Mekanizmin e Mbrojtjes Civile me kërkesë të Spanjës. Në një takim të organizuar nga Komisioni me autoritetet e shëndetit dhe mbrojtjes civile të shteteve anëtare, u diskutuan hapat e menjëhershëm për të menaxhuar situatën epidemiologjike. Fokus i bisedimeve ishte sigurimi i një koordinimi të mirë për çështje kritike si riatdhesimi i pasagjerëve, komunikimi i riskut dhe udhëzimet e sigurisë. Sipas një zëdhënësi të ekzekutivit të BE-së: “Sot u organizua një takim për të ofruar përditësimet më të fundit mbi rastet e hantavirusit dhe për të siguruar koordinim të mirë për...