Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
Grupi militant palestinez Hamas njoftoi të hënën se ka shpërbërë administratën e tij në Gaza dhe se po përgatitet t’ia dorëzojë drejtimin një komiteti teknik të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. Hamasi nuk sqaroi nëse planifikon të ndërmarrë hapin e rëndësishëm të çarmatimit ose t’ia kalojë përgjegjësinë për sigurinë një force ndërkombëtare. Megjithatë, grupi tha se ky vendim tregon angazhimin e tij për rindërtimin e Gazës pas viteve të luftës, raporton AP. Në një konferencë për media të hënën, Ismail Al-Thawabta, drejtori i Përgjithshëm i Zyrës për Media të administruar nga Hamasi, tha se stafi teknik dhe profesional do të vazhdojë punën në institucionet publike, për të siguruar funksionimin e përditshëm të Gazës....
Burimi:
opinion.al