‘Hamasi duhet të ç’militarizohet’/ Trump: Këshilli i Paqes gati të kontribuojnë me 5 mld dollarë për Gazën!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se vendet pjesëmarrëse në Këshillin për Paqen në Gaza janë angazhuar të kontribuojnë me mbi 5 miliardë dollarë për t’i dhënë fund luftës në rajon dhe për rindërtimin e tij. Në një postim në platformën Truth Social, Trump njoftoi gjithashtu se më 19 shkurt do të zhvillohet një takim i ri me anëtarët e Këshillit të Paqes në Institutin e Paqes “Donald J. Trump” në Uashington, ku do të bëhen publike detajet për zbatimin e fazës së parë të planit. Sipas tij, shtetet anëtare kanë premtuar më shumë se 5 miliardë dollarë për përpjekjet humanitare dhe rindërtimin e Gazës, si dhe kanë vënë në dispozicion mijëra efektivë për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit dhe Policinë Lokale, me qëllim...
Burimi:
syri.net