Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

“Na duhet Groenlanda për sigurinë ndërkombëtare. Na duhet. Me patjetër”. Presidenti amerikan Donald Trump riktheu kërcënimet ndaj ishullit që i përket Danimarkës. Një ditë pas operacionit që çoi në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro dhe pas njoftimit tronditës për dëshirën për të “marrë kontrollin” e Venezuelës, derisa të ketë një tranzicion të rregullt, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se vendi i tij ka nevojë për Groenlandën, një deklaratë që ka shkaktuar reagimin e kryeministres daneze, Mette Frederiksen. Rëndësia gjeostrategjike Rajoni i mbuluar me akull po merr gjithnjë e më shumë rëndësi gjeostrategjike. Bëhet fjalë për ishullin më të madh në botë, që për nga shtrirja është katër herë më i madh se Franca, por i mbuluar në 80% nga hapësira...