Groenlanda i përgjigjet Trump: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne
Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Presidentit amerikan Donald Trump, duke ritheksuar se territori autonom nuk është në shitje dhe se e ardhmja e tij do të vendoset vetëm nga populli i Groenlandës. Përmes një postimi në Facebook, Nielsen deklaroi se thirrjet e përsëritura për marrjen nën kontroll të Groenlandës nuk do të ndryshojnë qëndrimin e autoriteteve vendase. “E ardhmja e Groenlandës vendoset nga ne në Groenlandë dhe jo nga të tjerët. Thirrjet e përsëritura për marrjen ose kontrollin e vendit tonë nuk e ndryshojnë këtë”, shkroi ai. Reagimi i kryeministrit vjen pasi Donald Trump deklaroi në samitin e NATO-s se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë kontroll mbi Groenlandën, duke argumentuar se ishulli, i cili është territor autonom...
Burimi:
javanews.al