Grevë e përgjithshme në Argjentinë, punëtorët kundër reformës së punës të Mileit
Sindikatat në Argjentinë organizuan një grevë të përgjithshme të enjten në shenjë proteste kundër reformave të tregut të punës të propozuara nga presidenti libertarian, Javier Milei. Trenat dhe shërbimet e metrosë u pezulluan, ndërsa transportuesi kombëtar Aerolíneas Argentinas anuloi 255 fluturime. Bankat mbetën të mbyllura dhe shumë punonjës të sektorit publik dhe të shitjes me pakicë, ndaluan punën. Ligjvënësit në dhomën e ulët duhej të debatonin për reformat të enjten. Projektligji përfshin orë maksimale pune më të gjata në ditë, pagesë të reduktuar për pushim nga puna dhe kufizime në të drejtën e grevës në sektorë të caktuar. Qeveria argumenton se ky rregullim është i nevojshëm për të liberalizuar tregun e punës dhe për të tërhequr më shumë investime të huaja. Sindikatat thonë se masat...
Burimi:
syri.net