Grabitje spektakolare në muzeun Lalique në Francë, vidhen bizhuteri me vlerë 4 milionë euro
Muzeu i prodhuesit të njohur francez të qelqit luksoz Lalique, në verilindje të Francës, është grabitur nga persona të maskuar, të cilët kanë vjedhur bizhuteri kristali me vlerë rreth 4 milionë euro. Sipas raportimeve, disa autorë të maskuar hynë me forcë në muze, thyen gjashtë vitrina ekspozimi dhe u larguan me 20 bizhuteri kristali. Pas ngjarjes, muzeu do të qëndrojë i mbyllur për disa ditë, ndërsa autoritetet vlerësojnë dëmet dhe marrin masa për forcimin e sigurisë. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, drejtuesit e muzeut konfirmuan se xhandarmëria ndërhyri menjëherë dhe se hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë në vijim. Kryetari i bashkisë së Wingen-sur-Moder, Christian Dorschner, deklaroi se autorët dukeshin të mirëinformuar, pasi shkuan direkt te koleksioni i bizhuterive. Sipas tij,...
Burimi:
vizionplus.tv