Grabitje dhe lidhje me krimin ndërkombëtar, kush është shqiptari shfaqet në videoklipin e Drake

Grabitje dhe lidhje me krimin ndërkombëtar, kush është shqiptari shfaqet në videoklipin e Drake

Hamdi Lataj TORONTO- Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) në një artikull investigativ ka zbuluar të kaluarën kriminale të shqiptarit Hamdi Lataj, i cili shfaqet në videoklipin muzikor të këngëtarit me famë botërore Drake. 62-vjeçari u rikthye në qendër të vëmëndjes, pasi u shfaq në një video muzikore të reperit Drake. Edhe pse deri më tani nuk ka të dhëna për raporte të afërta me artistin, apo për të kaluarën e tij. Lataj është dënuar në SHBA për vjedhje bankash dhe është përfshirë në hetime për trafik droge dhe pastrim parash. Po ashtu në artikullin e publikuar, emri i 62-vjeçarit lidhet me figura të krimit ndërkombëtar si Joaquin “El Chapo” Guzman, por nuk ka akuza të ngritura rreth kësaj në Kanada....