Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës, analisti i energjisë: Ky është kërcënimi më serioz për…
Një terminal i madh rus për eksporte të naftës është goditur sërish nga dronët, kanë konfirmuar zyrtarët lokalë, ndërsa Ukraina pretendon se sulmet e saj kanë kufizuar rëndë kapacitetin e Rusisë për të përfituar nga rritja globale e çmimeve të energjisë. Qendra Ust-Luga, në brigjet jugore të Gjirit të Finlandës, afër Shën Petersburgut, është dëmtuar dhe i është vënë flaka në sulmet e 29 marsit, sipas guvernatorit rajonal, Aleksandr Drozdenko. Ai nuk ka identifikuar vendin prej nga ka nisur droni, ndërsa Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë. Megjithatë, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se gjatë natës janë nisur mbi 345 dronë nga territori ukrainas drejt Rusisë. Kjo është të paktën hera e dytë brenda pak ditësh që Ust-Luga pëson goditje. Imazhet satelitore të 27 marsit tregojnë...
Burimi:
top-channel.tv