Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë

Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë

Autoritetet europiane kanë sekuestruar 20 milionë cigare dhe 38.4 ton gjethe e duhan të prerë, duke goditur dy rrjete ndërkombëtare kriminale me bazë në Spanjë. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes disa vendeve europiane, Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit dhe Europol-it. Sipas OLAF-it, rrjetet kriminale dyshohen se prodhonin, shpërndanin dhe trafikonin produkte të falsifikuara të duhanit, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 10 milionë eurosh. Muajin e kaluar, autoritetet kryen 23 kontrolle në banesa, ambiente biznesi dhe magazina industriale në disa provinca spanjolle. Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu 18 automjete, pajisje për prodhimin e duhanit, pajisje elektronike të koduara, 170 mijë euro para në dorë dhe disa armë zjarri. Në total u arrestuan 50 persona, ndërsa dy prej të dyshuarve iu dorëzuan autoriteteve polake. Në...