Goditet njësia logjistike e lidhur me ambasadën e SHBA në Irak, dyshohet se sulmi u krye nga Irani

Goditet njësia logjistike e lidhur me ambasadën e SHBA në Irak, dyshohet se sulmi u krye nga Irani

Një njësi logjistike e lidhur me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara pranë aeroportit të Bagdadit në Irak është vënë në shënjestër të një sulmi iranian. Sipas raportimeve objektivi ishte kampi i mbështetjes logjistike që shërben për Ambasadën amerikane në Irak. Sulmi dyshohet të jetë kryer nga forca të lidhura me Iranin. Pas sulmit, sistemet e mbrojtjes ajrore të kampit logjistik u aktivizuan për të neutralizuar kërcënimin. Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi incidentin. Top Channel