Goditet me predhë një anije mallrash në Katar, flakët përfshijnë bordin, nuk raportohen të lënduar

Goditet me predhë një anije mallrash në Katar, flakët përfshijnë bordin, nuk raportohen të lënduar

Një anije mallrash raportoi se u godit nga një predhë e panjohur teksa lundronte 23 milje detare në verilindje të Dohas, në Katar, njoftoi të dielën Organizata e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO). Sipas autoriteteve, incidenti shkaktoi një zjarr të vogël në bord, i cili u vu shpejt nën kontroll. Kapiteni i anijes raportoi se nuk pati viktima dhe as dëme në mjedis. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar origjinën e raketës, ndërsa anijet që ndodhen në zonë janë këshilluar të lundrojnë me kujdes. UKMTO WARNING 056-26 Click here to read the full warning⤵️https://t.co/0ThS8IAqmj#MaritimeSecurity #MarSec pic.twitter.com/1vCkno9nu6 — UKMTO Operations Centre (@UK_MTO) May 10, 2026 Top Channel