“Godisni Trumpin”, guvernatori i Kalifornisë thirrje europianëve: Luftojeni zjarrin me zjarr
Presidenti amerikan e ka vënë në një sprovë të vështirë aleancën transatlantike me dëshirën e tij për të marrë Groelandën. Pak para se Donald Trumpi të mbërrinte në Davos të Zvicrës për takimin e rëndësishme të elitave globale, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, u bëri thirrje europianëve të ndalojnë sjelljen e mirë me shefin e administratës amerikane, të tregojnë se kanë një shtyllë kurrizore, e këtë t`ia dëshmojnë edhe atij hapur. Në komentet e drejtpërdrejta për gazetarët në Forumin Ekonomik Botëror, politikani i njohur demokrat e quajti Trumpin “të dobët” dhe tha se Bashkimi Europian duhet ta “kundërshtojë në mënyrë shumë agresive liderin amerikan. “Ai është i zoti në shfrytëzimin e dobësive të të tjerëve, por tërhiqet kur e godasin në fytyrë. Nuk mund ta...
Burimi:
top-channel.tv