Gjykata amerikane rrëzon tarifat doganore 10% të vendosura nga Donald Trump
Pas goditjes së shkurtit nga Gjykata Supreme ndaj Donald Trump-it për tarifat globale, ka ardhur tani edhe vendimi i një komisioni gjyqtarësh federalë që ka shpallur të paligjshme vendosjen e një tarife 10% mbi shumicën e importeve në Shtetet e Bashkuara. Me një vendim jo unanim, Gjykata e Tregtisë Ndërkombëtare vendosi se Trump kishte përdorur në mënyrë të gabuar një ligj të vjetër tregtar kur vendosi këto tarifa duke filluar nga shkurti. Me këtë vendim 2 me 1, gjykata theksoi se përpjekja e presidentit për të vendosur tarifa të përgjithshme nuk përmbushte kriteret e parashikuara nga ligji tregtar për taksat mbi importet. Si pasojë, u shpall se vendimi i Trump-it “është i pavlefshëm dhe tarifat e vendosura ndaj paditësve nuk janë të autorizuara nga ligji”. Presidenti...
Burimi:
javanews.al