Gjithçka është e kryer, Paramout firmos blerjen e Warner Bros për 110 miliardë dollarë pas tërheqjes së Netflix nga gara
Warner Bros Discovery ka rënë dakord të blihet nga Paramount Skydance (PSKY) për 110 miliardë dollarë në një marrëveshje të nënshkruar sot pas tërheqjes së Netflix, sipas Reuters. “Netflix kishte të drejtën ligjore të barazonte ofertën e PSKY. Siç e dini të gjithë, ata në fund zgjodhën të mos e bënin. Kjo çoi në nënshkrimin e marrëveshjes me PSKY këtë mëngjes”, tha Bruce Campbell, drejtori i të ardhurave dhe strategjisë së Warner Bros, gjatë një informimi të brendshëm. Marrëveshja kulmon një luftë të nxehtë ofertash pasi Netflix refuzoi të barazonte ofertën e fundit të Paramount prej 31 dollarësh për aksion, e cila u pa si më e mirë se marrëveshja prej 27.75 dollarësh për aksion që Warner Bros. kishte arritur me gjigantin e transmetimit për...
Burimi:
top-channel.tv