Gjermania synon tregun indian, prodhuesit gjermanë shohin Indinë si motor të ri eksporti global

Gjermania synon tregun indian, prodhuesit gjermanë shohin Indinë si motor të ri eksporti global

Prodhuesit gjermanë të automjeteve po shohin tek India një mundësi të artë eksporti. Për vendin me mbi 1,45 miliardë banorë, automjetet gjermane janë edhe një simbol statusi, e kjo ka qenë një arsye më shumë që në Gjermani të pritet me padurim një marrëveshje tregtare me Indinë dhe tarifa dukshëm më të ulëta. Vendi më i populluar i botës po shndërrohet gjithmonë e më shumë e më shumë në një treg kyç për industrinë globale të automobilave. Me një rritje ekonomike vjetore prej gjashtë deri në shtatë për qind dhe një klasë të mesme në zgjerim, India ofron mundësi të reja edhe për prodhuesit gjermanë. Marrëveshja e re e tregtisë së lirë mes saj dhe Bashkimit Europian parashikon ulje të ndjeshme të tarifave doganore për...