Gjermania me sytë nga ombrella bërthamore e NATO-s: Nuk e varros para kohe

Gjermania me sytë nga ombrella bërthamore e NATO-s: Nuk e varros para kohe

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius e poshtë idenë e krijimit të një mbrojtjeje bërthamore thjesht europiane, duke nënvizuar se ombrella bërthamore e NATO-s vazhdon të jetë thelbësore për sigurinë e kontinentit. “Ne jemi ende një aleancë dhe nuk jam i gatshëm ta varros atë para kohe. Nuk shoh asnjë rrezik që kjo të ndodhë në këtë moment”, u shpreh Boris Pistorius. Sipas Pistorius, Strategjia e re e Mbrojtjes Kombëtare e Shteteve të Bashkuara riafirmon përkushtimin amerikan ndaj parandalimit atomik në Europë, pavarësisht kritikave që presidenti Donald Trump ka lëshuar drejt aleatëve europianë. “Mund të spekulohet për shumë gjëra, por të mendosh se ne do të mund ta zëvendësonim ombrellën bërthamore të SHBA-së tani, apo edhe pas pesë apo dhjetë vjetësh, është thjesht iluzion. Prioritet...