Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Gjermania me dorë “të hekurt”, thirrje për ndalimin e mediave sociale për fëmijët
foto ilustruese GJERMANI- Ministri gjerman i Çështjeve Digjitale, Karsten Wildberger (CDU), është i hapur për ndalimin e mediave sociale për fëmijët në Gjermani, ngjashëm me modelin e Australisë. "Më duket shumë tërheqëse si ide. Në këtë rast unë e konsideroj çështjen e kufizimit të moshës më shumë se të justifikuar", i tha ai Agjencisë Gjermane të Shtypit dpa. Studimet, vëzhgimet dhe prezantimet tregojnë se sa thellë ndikojnë mediat sociale në zhvillimin e të rinjve. "Pyetja tani është: si t'u mundësojmë atyre një zhvillim të shëndetshëm, ashtu siç e patën brezat e mëparshëm pa mediat sociale? Se cila është mosha e përshtatshme duhet të diskutohet e peshohet mirë", shtoi ai, duke iu referuar një komisioni ekspertësh që ka krijuar qeveria gjermane lidhur me "Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve në...