Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Gjermania kthen sirianët? CSU: S’kanë përse të qëndrojnë më, lufta civile ka përfunduar
Partia Kristiansociale Gjermane, CSU po këmbëngul për një ashpërsim të mëtejshëm të politikës së emigracionit dhe sidomos për kthimin e shumicës së refugjatëve sirianë. Në një dokument të Unionit Kristiansocial një takimi të grupit të landit në Seeon, Bavarinë e Epërme në 6 janar flitet për një “ofensivë kthimi” që duhet të zhvillohet “sa më shpejt”. Për shumicën e sirianëve me leje qëndrimi të përkohshme, argumenti i mbrojtjes nuk është më në fuqi pas përfundimit të luftës civile, thuhet në dokument. “Për ata që nuk largohen vullnetarisht, dëbimet duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur”. Mbi dokumentin e CSU ka raportuar gazeta gjermane “Münchner Merkur” dhe dpa. 2026 duhet të jetë vit i ofensivës së dëbimeve, “me fluturime të planifikuara dhe gjithashtu...