Gjermania drejt pensionit në moshën 70-vjeçare, Merz mbështet reformën historike
Gjermania do të rrisë gradualisht moshën e daljes në pension deri në rreth 70 vjeç në fillim të viteve 2090, sipas rekomandimeve të mbështetura nga kancelari gjerman Friedrich Merz, si një mënyrë për të garantuar qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve përballë plakjes së popullsisë. Duke paraqitur gjetjet e saj të martën, një komision ekspertësh i ngritur për të shqyrtuar reforma të mundshme në sistemin e pensioneve deklaroi se mosha e pensionit duhet të lidhet me rritjen e jetëgjatësisë dhe se pensionimi i parakohshëm duhet të hiqet. “Asnjë qytetar nuk ka nevojë të shqetësohet”, tha Merz, duke theksuar se këto masa do të parandalonin kolapsin e sistemit të pensioneve, i cili po përballet me vështirësi të mëdha, dhe do të forconin kontratën sociale mes brezave. Sipas...
Burimi:
javanews.al